Një aksident ka ndodhur te Ministria e Arsimit në Prishtinë.
Një person ka marrë lëndime trupore dhe ka marrë trajtimin mjekësor.
Lajmin e ka konfirmuar për Gazeta Blic zëdhënësi i policisë, Agron Borovci.
“Rreth orës 17:30, është pranuar informata për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në rrugën “Agim Ramadani” Prishtinë.
Në aksident janë përfshirë dy vetura ndërkaq një persona kanë pësuar lëndime trupore.
I njëjti ka marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor.
Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti”, ka thënë Borovci.


