Lajme

Aksident në Ozdrim të Pejës

06/20/2026 19:35
nga:Gazeta Blic

Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku të ndodhur paraditen e sotme në fshatin Ozdrim të Pejës.

Siç ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Driton Rugova, në aksident janë përfshirë dy vetura.

“Si pasojë e aksidentit, dy persona kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë”, tha Rugova.