Lajme

Aksident në Novosellë të Pejës, tre të lënduar

12/26/2022 09:04
nga:G B

Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në fshatin Novosellë të Pejës.

Lajmin e ka konfirmuar Fadil Gashi, zëdhënës i policisë për rajonin e Pejës.

Gashi tha se në aksident ishin të përfshira dy vetura.

“Rreth orës 7:46 në fshatin Novosellë ka ndodhur një aksident mes dy veturave. Tre persona kanë pësuar lëndime trupore. Ata janë dërguar në drejtim të spitalit rajonal. Ende nuk dihet shkalla e lëndimeve të këtyre personave”, tha Gashi.