Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pak më parë në Malishevë ku janë përfshirë dy vetura, ndërsa se si pasojë e këtij aksidenti ka edhe të lënduar.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj tha për GazetaBlic se aksidenti ka ndodhur në fshatin Drenoc të Malishevës, rreth orës 11:00.
“Një aksident trafiku mes dy veturave, dy persona janë të lënduar dhe janë dërguar në trajtim mjekësor”, tha ai duke theksuar se në vendin e ngjarjes kanë arritur policia, zjarrfikësit dhe emergjenca.


