Lajme

Aksident në magjistralen Vushtrri – Mitrovicë, një i lënduar

08/02/2022 19:57
nga:G B

Një person është lënduar si pasojë e një aksident që ka ndodhur mes dy veturave.

Rasti ka ndodhur në magjistralen Vushtrri – Mitrovicë, konkretisht në fshatin Dobërllukë.

Kështu bëri të ditur Avni Zahiti, zëdhënës i policisë për rajonin e Mitrovicës.

Zahiti tha se personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor.