Lajme

Aksident i rëndë në Gjermani, 7 emigrantë të vdekur

10/13/2023 12:53
nga:Y I

Të paktën shtatë persona u vranë dhe gjashtëmbëdhjetë të tjerë u plagosën, disa prej tyre në gjendje të rëndë, kur një kontrabandist që transportonte emigrant humbi kontrollin e furgonit.

Ngjarja ndodhi kur furgoni që transportonte më shumë se 20 emigrantë të paligjshëm, përfshirë fëmijë rriti shpejtësinë gjatë një ndjekjeje nga një makinë policie në lindje të Mynihut. Pasagjerët e plagosur u dërguan në spitalet aty pranë.

Sipas të dhënave të para të hetimit, një ekip patrullimi i policisë federale ka tentuar të kontrollojë mjetin por më pas drejtuesi i tij ka nxituar për t’u larguar.

Automjeti ka dalë nga rruga në një kryqëzim dhe është përmbysur disa herë.

Ende mbetet e paqartë kombësia e emigrantëve.

Një ditë më parë një aksident i ngjashëm ndodhi në Hungari, ku një tjetër makinë me emigrantë u përmbys gjatë ndjekjes së policisë duke shkaktuar 2 të vdekur dhe disa të plagosur.

Muajin e kaluar, autoritetet gjermane vendosën kontrolle të reja kufitare me Poloninë dhe Republikën Çeke. Gjermania ka regjistruar një rritje prej 78% të kërkesave për azil në shtatë muajt e parë të 2023, sipas të dhënave zyrtare.

/Klan News/