Lajme

Aksident në Gjakovë, një i lënduar

10/30/2023 22:44
nga:Genita C

Një aksident në mes të një veture dhe një motoçiklete ka ndodhur në Gjakovë ku për pasojë, ngasësi i motoçikletës ka mbetur i lënduar.

Këtë e  ka konfirmuar Sheremet Elezaj zëdhënës i Policisë Rajonale në Gjakovë.

“Ngasësi i motoçikletës ka pësuar lëndime dhe është dërguar në spitalin rajonal në Gjakovë”, tha Elezaj

Tutje bëhet e ditur se rasti është duke u trajtuar nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor.