Lajme

Aksident në fshatin Lluzhan të Podujevës, lëndohen dy persona

05/13/2021 18:02
nga:Y I

Sot rreth orës 15:00 ka ndodhur një aksident trafiku në fshatin Lluzhan të Podujevës.

Në këtë aksident janë përfshirë dy automjete ku për pasojë kanë mbetur të lënduar dy persona.

Lajmin e ka konfirmuar për “Gazeta Blic” zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 15:00, në fshatin Lluzhan të Podujevës ka ndodhur një aksident komunikacioni, ku jane perfshirë dy automjete. Si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime. Të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor.Me rastin po merret njësiti i trafikut”.