Lajme

Aksident në Drenas, katër persona të lënduar

12/11/2024 09:45
nga:N K

Në mëngjesin e sotëm, katër persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në fshatin Poklek i ri në Drenas.

Aksidentin për GazetaBlic e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës.

Në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri automjete.

“Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar 4 persona të cilët janë dërguar për tretman mjekësor”, tha Ahmeti.

Ajo shton se me rastin po merren heuesit nga njësiti i trafikut.