Lajme

Aksident në autostradën “Arbër Xhaferi”, një person i vdekur

07/17/2024 22:38
nga:G B

Një person ka humbur jetën sonte në një aksident në autostradën ‘Arbër Xhaferi’, raporton Gazeta Blic.

Policia njofton për Gazeta Blic se aksidenti ka ndodhur rreth orës 20:40, ku janë përfshirë tri vetura.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, tha për Gazeta Blic se sipas ekipt mjekësor një person ka humbur jetën në këtë aksident.

“Njoftimit i janë përgjigjur njësitet policore, të cilat nga vendi i ngjarjes (autostradë, kilometri i parë, drejtimi Prishtinë-Lipijan),  raportojnë se në aksident janë përfshirë tri vetura. Dyshohet që si pasojë e aksidentit, sipas ekipit mjekësor, një person ka humbur jetën. Në vend-ngjarje kanë dalë njësitet e patrullës së autostradës dhe ata të hetimeve të cilët janë duke kryer shikimin dhe procedurat e parapara për vend-ngjarje”, deklaroi Krasniqi për Gazeta Blic.