Lajme

Aksident mes një veture dhe motoçiklete në Prishtinë, një person bëhet për spital

06/05/2021 17:52
nga:M K

Një motoçiklist ka pësuar lëndime dhe është dërguar për tretman mjekësor si pasojë e një aksidenti mes tij dhe një veture.

Aksidenti ka ndodhur sot, rreth orës 16:00 në rrugën Bulevardi i Dëshmorëve në Prishtinë.

Lajmin për GazetaBlic e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 16:00 në rrugën Bulevardi i Dëshmorëve në Prishtinë, ka ndodhur një aksident rrugor në mes të një automjeti dhe një motoçiklete.

Si pasojë lëndime trupore ka pësuar drejtuesi i motoçikletës dhe i njëjti është dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë tutje Ahmeti.

LEXO EDHE:

Policia jep detaje për aksidentin ku ishte e përfshirë edhe një veturë e Policisë së Kosovës