Lajme

Policia jep detaje për aksidentin ku ishte e përfshirë edhe një veturë e Policisë së Kosovës

06/05/2021 17:46
nga:M K

Sot në Fushë Kosovë ka ndodhur një aksident ku është përfshirë një veturë zyrtare e policisë.

Në një përgjigje për GazetaBlic, zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, ka bërë të ditur se në këtë aksident janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

“Sot rreth orës 15:20 në rrugën Nëna Terezë në Fushë Kosovë, ka ndodhur një aksident trafiku ku është përfshirë një veturë zyrtare e policisë. Në këtë aksident janë shkaktuar vetëm dëme material”, ka thënë Ahmeti për GazetaBlic.

Bazuar në pamjet e publikuara, vetura e policisë ka goditur një pompë të derivateve, ndërsa nuk dihen arsyet e aksidentit.

LEXO EDHE:

E FUNDIT: Vetëaksidentohet një veturë e policisë së Kosovës në Fushë Kosovë