Lajme

Aksident mes autobusit dhe traktorit në Kraishtë të Lipjanit

10/10/2022 12:18
nga:Genita C

Një aksident komunikacioni ka ndodhur në mes të një autobusi dhe një traktori në Kraishtë të Lipjanit.

Pronari i kompanisë së autobusit të përfshirë, “Titi Tours”, Bekim Jashanica, në një prononcim për Klan Kosovën, ka thënë se nuk ka persona të lënduar nga aksidenti i ndodhur.

Sipas tij, në momentet e aksidentit, pos ekipit të kompanisë, në autobus nuk kishte udhëtarë.