Lajme

Aksident i rëndë trafiku në autostradën “Ibrahim Rugova”, lëndohet një person

02/07/2023 09:22
nga:G B

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën “Ibrahim Rugova”, saktësisht në fshatin Trudë.

Si pasojë e këtij aksidenti një person ka mbetur i lënduar.

Kjo është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

“Me datën 07.02.2023 rreth orës 07:20 në Autostradën I.Rugova saktësisht në Hyrje-Dalje në fshatin Trudë, ka ndodhur aksident trafiku ku janë përfshirë dy vetura me tabela vendore. Si pasojë e këtij aksidenti është lënduar një person i cili është dërguar për tretman mjekësor. Rasti është duke u trajtuar nga Njësia e Hetimeve të aksidenteve në Njësinë për Kontrollin e Autostradave”, tha Kelani.