Lajme

Aksident i rëndë në Vushtrri, lëndohen dy persona

09/23/2022 18:33
nga:Y I

Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në rrugën ‘Dëshmorët e Kombit’ në Vushtrri.

Lajmin e ka konfirmuar për “Gazeta Blic” zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Zaiti tha se në aksident janë të përfshira dy vetura.

“Aksident trafiku me lëndime, i ndodhur rreth orës 18:00, në rrugën ” Dëshmorët e Kombit ” në Vushtrri,, në aksident janë përfshirë dy vetura. Si pasojë e aksidentit dy (2) person ka pësuar lëndime”, deklaroi ai.