Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e sotme në Shkodër, me pasojë humbjen e jetës së një personi dhe disa të plagosur.
Rreth orës 16:25, në aksin rrugor “Shkodër–Koplik”, në fshatin Grizhë, një automjet i drejtuar nga shtetasi A. M. është përplasur fillimisht me një tjetër automjet me drejtues shtetasin V. X., dhe më pas me një mjet tjetër të drejtuar nga shtetasi E. Gj.
Si pasojë e përplasjes, ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal të Shkodrës pasagjeri i automjetit të drejtuar nga A. M., shtetasi Z. M. Ndërkohë, dy drejtuesit e mjeteve dhe pasagjerja Gj. M. kanë mbetur të lënduar lehtë dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Policia dhe grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.


