Sot rreth orës 16:00 ka ndodhur një aksident në rrugën Prishtinë-Fushë-Kosovë.
Në aksident janë përfshirë dy automejte ku si pasojë janë lënduar katër persona.
Lajmin e ka konfirmuar për “Gazeta Blic” zëdhënësja e policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 16:00,në rrugën Prishtinë -Fushë Kosovë,ka ndodhur një aksident komunikacioni, ku janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e aksidentit katër persona kanë pësuar lëndime. Të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor”, deklaroi Ahmeti.
Bie numri i pacientëve që po trajtohen për Covid në QKUK dhe Spitalet e Përgjithshme


