Lajme

Aksident i rëndë në rrugën Gjakovë-Prizren, humb jetën një person lëndohen tre të tjerë

05/20/2023 16:09
nga:Y I

Një grua 71 vjeçare sot ka humbur jetën në një aksident trafiku në rrugën Gjakovë-Prizren, përkatësisht në fshatin Fshaj.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, i cili tha se në këtë aksident të lënduar kanë mbetur edhe tre persona të tjerë.

“Rreth orës 13:15 ka ndodhur aksident trafiku në fshatin Fshaj-Gjakovë (rruga Gjakovë-Prizren). Të përfshirë në aksident kanë qenë një veturë dhe një kamion ku për pasojë përveç dëmeve materiale, katër persona kanë pësuar lëndime trupore, njëri nga të cilët (viktima femër, rreth 71 vjeçare) ka ndërruar jetë. Njësia rajonale është duke e hetuar rastin” deklaroi Elezaj për “Gazeta Blic”