Lajme

Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, disa të plagosur

06/03/2023 21:56
nga:Y I

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në Rrugën e Kombit pranë Rrëshenit.

Dy automjete janë përplasur mes tyre, e për pasojë kanë mbetur të plagosur disa persona.

Korrenspondentja e Klan News, Vera Deda, ka mësuar se dy prej të plagosurve mbetën të bllokuar në automjet dhe u desh ndërhyrja e zjarrfikësve.

Disa prej të plagosurve janë në gjendje të rëndë.