Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në rrugën rajonale Mitrovicë -Podujevë, përkatësisht në vendin e njohur si Tuneli i Parë.
Në këtë aksident janë përfshirë dy vetura, ku për pasojë gjashtë persona kanë pësuar lëndime.
Lajmin e ka konfirmuar për “Gazeta Blic” zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti
“Aksident trafiku me lëndime, i ndodhur rreth orës 19:30 në rrugën rajonale Mitrovicë- Podujevë, përkatësisht në segmentin rrugor afër Tunelit të Parë, në aksident janë përfshirë dy vetura, si pasoj e aksidentit gjashtë (6) persona kanë pësuar lëndime” deklaroi Zahiti për “Gazeta Blic”


