Lajme

Aksident i rëndë në magjistralen Mitrovicë – Skënderaj

07/08/2022 17:13
nga:Astrit Gashi

Një aksident i rëndë ka ndodhur në magjistralen Mitrovicë-Skënderaj.

Raportohet që aksidenti ka ndodhur midis një veture dhe një autobusi që po bartte ndërrimin e punëtorëve të Ferronikelit.

Policia Rajonale e Mitrovicës ende nuk ka dhënë informata lidhur me rastin.