Lajme

Aksident i rëndë në Klinë, gjashtë të lënduar

08/14/2021 18:28
nga:Gazeta Blic

Zëdhënësi i Policisë në rajonin e Pejës, Fadil Gashi, bëri të ditur se rreth orës 15:00 të ditës së sotme janë aksidentuar tri vetura me ç’rast gjashtë persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore në spital.

“Rreth orës 15:30 minuta Policia u njoftua për një aksident në fshatin Drenoc në zonën e Klinës.

Kanë qenë tri vetura të përfshira në aksident, një kamionetë dhe dy vetura.

Me këtë rast gjashtë persona janë dërguar për trajtim mjekësor në spitalin e Pejës.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë hetuesit dhe po merren me rastin”, tha ai.