Lajme

Aksident i rëndë me dy të vdekur në Lezhë

12/25/2021 20:32
nga:Y I

Dy të rinj kanë humbur jetën në një aksident rrugor të ndodhur pasditen e së shtunës.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën e Talës në Lezhë ku automjeti tip “Pegeot” ka dalë nga rruga.

Për pasojë ka humbur jetën shoferi, Kristjan Margjoni, 24 vjeç dhe pasagjerja Atjola Ademi.

Ende nuk dihet rrethanat e aksidentit ndërsa policia dhe prokuroria po punojnë për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

KEDS kërkon nga qytetarët që kur janë pa furnizim me rrymë t’i largojnë pajisjet shtëpiake nga priza