Lajme

KEDS kërkon nga qytetarët që kur janë pa furnizim me rrymë t’i largojnë pajisjet shtëpiake nga priza

12/25/2021 19:21
nga:Y I

KEDS ka bërë të ditur se në shumë lokacione, ekipet e tyre po detyrohen të zëvendësojnë komplet transformatorët, panele të tensionit të ulët e kabllot shpërndarëse.

Sipas KEDS, kjo po ndodh për shkak se këto pajisje janë dëmtuar për shkak të mbingarkesave, ku edhe kërkuan nga konsumatorët që energjinë elektrike ta shfrytëzojnë në mënyrë racionale.

“KEDS kërkon mirësisht nga konsumatorët që energjinë elektrike ta shfrytëzojnë sa më racionalisht dhe në kohën kur janë pa furnizim t’i largojnë pajisjet shtëpiake nga priza në mënyrë që kur të fillojë rikthimi i energjisë elektrike sistemi elektro-energjetik të jetë më stabil dhe të mos shkaktojë mbingarkesa eventuale” thuhet në reagimin e KEDS raporton Gazeta Blic.

Njoftimi i plotë:

Në Vragoli të Fushë Kosovës, sikurse edhe në shumë lokacione tjera, ekipet tona po detyrohen të zëvendësojnë komplet stabilimentet shpërndarëse (transformatorë, panele të tensionit të ulët, kabllot shpërndarëse etj) të cilat janë të dëmtuara për shkak të mbingarkesave, e cila është edhe arsyeja pse nganjëherë kemi zgjatje të ndërprerjeve të energjisë elektrike.

KEDS kërkon mirësisht nga konsumatorët që energjinë elektrike ta shfrytëzojnë sa më racionalisht dhe në kohën kur janë pa furnizim t’i largojnë pajisjet shtëpiake nga priza në mënyrë që kur të fillojë rikthimi i energjisë elektrike sistemi elektro-energjetik të jetë më stabil dhe të mos shkaktojë mbingarkesa eventuale.

Njofton KEDS: Punëtori i lënduar gjatë shpërthimit në nënstacionin ‘Prishtina’ është jashtë rrezikut për jetën