Lajme

AKP shpall shitjen e radhës SHAL 61

11/18/2022 11:27
nga:K G

Agjencia Kosovare e Privatizimit shpall shitjen e 61 të asteteve të ndërmarrjeve në likuidim

Agjencia Kosovare e Privatizimit ju fton të merrni pjesë në shitjen përmbyllëse për vitin 2022 përmes ofertimit për prona të shumta atraktive në tërë vendin, të përfshira në Shitjen e Aseteve 61. Kjo shitje ofron një numër prej 31 asetesh atraktive në katër rajonet e Kosovës, Prishtinë, Prizren, Pejë dhe Gjilan.

Numri më i madh i këtyre aseteve gjenden në rajonin e Prizrenit nga te cilat 17 asete janë parcela toke pyjore të përshtatshme për zhvillim të veprimtarive të ndryshme, në sipërfaqe të përgjithshme duke filluar prej rreth 1 deri në 9 hektar, si dhe katër lokale afariste në komunën e Dragashit dhe një në fshatin Drajqiq.  Në rajonin e Pejës ofrohen 4 asete, parcela toke pyjore në komunën e Klinës, Istogut dhe Gjakovës, me sipërfaqe të përgjithshme duke filluar prej mbi 50 ari deri në 1.2 hektar.

Shitjen e Aseteve 61 në rajonin e Prishtinës ofrohen për shitje dy lokale, nga të cilat një lokal afarist gjendet në Obiliq ndërsa tjetri në lagjen Dardania në qytetin e Prishtinës. Kjo shitje përfshinë edhe dy lokale tjera që gjenden në Gjilan dhe në Ferizaj, si dhe një ndërtesë administrative me tokë fshatin Jasenovik, komuna e Novobërdës, të përshtatshme për aktivitete të biznesit.

Të gjitha këto asete të ndërmarrjeve shoqërore paraqesin mundësi të shkëlqyer për zgjerim të biznesit apo iniciativa të reja biznesore në vendin tonë.

Ofertat e mbyllura për njësitë/asetet që janë në shitje përmes Shitjes së Aseteve me Likuidim nr.61 duhet të dorëzohen në Sallën e konferencave – Hoteli Grand”, në Prishtinë me datën 7 Dhjetor 2022, nga ora 10:00 deri në orën 12:00, të shoqëruara edhe nga depozita e ofertës dhe tarifa për paraqitjen e ofertës, ashtu siç është parashikuar për secilin artikull. Kurse hapja e ofertave do të bëhet po të njëjtën ditë, duke filluar nga ora 12:30.

Për më shumë informata, palët e interesuara mund të kontaktojnë AKP-në, Njësinë për Marketing dhe Marrëdhënie me Investitorë, Rruga “Dritan Hoxha Nr.55”, 10000 Prishtinë, Kosovë.

Tel: + 383 (0) 38 500 400, lok. 1090

e-mail: [email protected] / [email protected]

www.pak-ks.org