Sporti

Ai ishte një yll futbolli, kandidoi për president të Paraguajit, por mori veç 0.8 përqind të votave!

05/01/2023 23:39
nga:L J

José Luis Chilavert, ish-portieri i kombëtares së Paraguajit, tashmë 57 vjeçar, nuk ishte i lumtur në zgjedhjet për presidencën e vendit të tij.

Chilavert mori vetëm 0.8 përqind të votave, një rezultat katastrofik, por jo befasues, përcjell GazetaBlic Sport.

Ai po kandidonte për Partido de la Joventud, por numri i përgjithshëm i votave të marra nga lista e tij tejkaloi paksa totalin prej 24,000, nga një popull prej rreth tre milionë paraguajanëve që dolën për të votuar.

Pas disfatës dërrmuese, Chilavert përgëzoi fituesin, Santiago Peña, Ministër i Financave mes viteve 2015 dhe 2017: “Shpresoj të keni një qeveri të shkëlqyer dhe të mos harroni njerëzit e përulur që janë të uritur në vendin tonë”.

José Luis Chilavert ishte kandidati i 5-të më i votuar, pas Santiago Peña (42.74%), Efraín Alegre (27.48%), Paraguayo Cubas (22.91%) dhe Euclides Acevedo (1,36%).