Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka konfirmuar se prezantimi i Karim Adeyemi do të bëhet nesër.
Pas kthimit në Barcelonë, pasi pa finalen e Kupës së Botës në New York, Laporta foli për zyrtarizim e sulmuesit të Borussia Dortmund: “Ai do të prezantohet nesër”.
Sulmuesi gjerman përfundoi vizitat mjekësore javën e kaluar përpara transferimit të tij te Barca në një marrëveshje me vlerë 22 milionë euro plus 9 milionë euro në bonuse. Ai do të nënshkruajë një kontratë deri në vitin 2031.
/GazetaBlic Sport/


