Lajme

Ahmeti: Të gjitha partitë janë pajtuar që marrëveshja të bëhet dhe të gjitha e dinë që është e dëmshme

06/23/2022 22:54
nga:G B

Ish kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se qeveria e tanishme qëndrimet që i ka pasur si opozitë për marrëveshjet me Serbinë, s’kanë pasur logjikë, ndërsa opozita e tanishme po sillet si opozita e atëhershme, raporton Gazeta Blic.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se të gjitha partitë janë pajtuar se kjo marrëveshje është dashur të bëhet dhe të gjitha pajtohen se ajo është e dëmshme.

Postimi i tij i plotë:

Në qoftë se keni me u mundu me kuptu qëndrimet e partive karshi Serbisë dhe marrëveshjeve me Serbi në periudhen 2012-2022 keni me pa që ska kurfarë logjike. Secila parti le qe se ka thelbin e njejtë por është diametralisht e kundërt. Sot, kjo qeveri po i bën deklaratat e njejta si 2015 e kjo opozitë po i bën deklaratat e njejta si opozita e atëhershme.

Pra në vend se ti krahasoni e identifikoni deputetët e politikën karshi Serbise si VV LDK e PDK ska logjikë. Por në qoftë se i identifikoni si qeveri e opozitë ka logjikë.

Pra, patriotizmat po tregohen si çështje të gjygymit e kongtarve e realiteti krejt tjetër. Dhe kemi raste të panumërta ku marrëveshjet cilësohen të dëmshme të padrejta fashiste deri natën e fundit ku pranohen. Por dëmi më i madh është krijimi i diskursit publik fallco.

Pra shumë më mirë do ishte të flitej drejtë e realisht me qytetarët të cilët gjatë këtyre viteve e kanë pas edhe durimin edhe kuptueshmërinë e hallit tonë që e drejta, ideali etj në marrëdhënie ndërkombëtare ka limit. Qëllimi është me shty këtë limit në interesin personal por jo me rrejt që s’ka kufi.

Më e keqja është që kur lëshon pe në një temë pa e dit se ku ka qenë presioni do të lejojë përdorimin e atij presioni në çdo temë tjetër.

Përfundimi është se të gjitha partitë janë pajtuar se kjo marrëveshje është dashur të bëhet (PDK, LDK e AAK 2013 2015 e VV 2022). Krejt pajtohen që kjo marrëveshje është e dëmshme (VV 2013 2015 PDK LDK e AAK 2022).

Krejt mendojnë që e kanë mirë e çuditërisht qytetarët mendojnë se kena hup shumë, bashkësia ndërkombëtare i kanë fajet e ne tkurremi.

Absurditet!