Lajme

Ahmeti: Kurti i gatshëm të pranoj çfarëdo marrëveshje që ka mekanizëm Asociacionin

11/09/2022 21:32
nga:Astrit Gashi

Komentatori politik, Arben Ahmetin, në emisionin Politiko, ka folur rreth situatës së krijuar në veri të Mitrovisë, ku ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është i gatshëm të pranoj marrëveshje përfundimtare me Serbinë në ëfardo mekanizmi në përngjan me Asociacionin.

“Besoj që duhet me pas një ndarje në thirrjet ndërkombëtare me çka po ndodh në veri, për shkak se i kemi dy lloj Kurt-a, dy lloj kryeministra në këtë ndërrmarje. Problemi me bashkësitë ndërkombëtare i Albin Kurtit ka të bëjë me marrëveshjen përfundimtare. Nuk mendoj dhe fatkeqësisht po vërtetohet ajo çfarë e kam parashikuar në cdo studio prej kur bëjë ndonjëherë analiza që zotri Kurti është i gatshëm të pranoj marrëveshje përfundimtare me Serbinë në të cilën do të krijohej në cfardo mekanizmi që do t’i përngjante Asociacionit”, tha Ahmeti