Bardh Ahmeti i PSD-së, ka deklaruar se analiza e kësaj partie lidhur me qeverisjen e kryeministrit Albin Kurti ka rezultuar e saktë.
Sipas Ahmetit, derisa opozita parlamentare ka pretenduar vazhdimisht se Kurti do të largohej shpejt nga pushteti, PSD ka vlerësuar se bëhet fjalë për një pushtet të fortë, i cili kërkon përpjekje të mëdha për t’u rrëzuar.
“Përderisa ka qenë një opozitë parlamentare e cila gjatë gjithë kohës ka thënë që Kurti do të largohet shpejt nga pushteti, analiza e PSD-së ka qenë që pushteti i Kurtit është pushtet i fortë dhe pushtet të cilin duhet ta luftosh shumë në mënyrë që ta rrëzosh”, ka thënë Ahmeti.
Ai shtoi se zhvillimet e fundit e kanë konfirmuar këtë vlerësim, duke theksuar se Kosova sot, më shumë se kurrë, ka nevojë për një opozitë të fuqishme.
“Gjatë gjithë kësaj kohe u vërtetua që ka dalë analiza jonë. Pra sot Kosova më shumë se kurrë ka nevojë për një opozitë të fortë, për një opozitë që i bën ballë pushtetit autoritar të Albin Kurtit, i cili veç po forcohet më shumë”, ka deklaruar ai.
E plotë:


