Lajme

AGK kundërshton kufizimin e hapësirës së punës për mediet në Kuvend

07/27/2023 15:48
nga:Mergim Rreci

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar pasi sot në pjesën ku po qënndrojnë gazetarët, kameramanët dhe fotoreporterët është vendosur shirit ndarës, siç është thënë për çështje sigurie.

AGK ka kundërshtuar këtë vendim duke theksuar se është tëntim për vështirësimin e raportimit të plotë e profesional nga Kuvendi i Kosovës.

“Gazetarët, kameramanët dhe fotoreporterët që raportojnë nga Kuvendi i Kosovës kanë njoftuar se në seancën e së enjtes, janë ballafaquar me kufizim të dukshëm të kryerjes së detyrave nga hapësira e Kuvendit të Kosovës. Në hapësirën lart prej nga mediet raportojnë është vendosur një shirit që u pamundëson medieve të marrin pamjen e plotë të Kuvendit dhe deputetëve. AGK-ja e kundërshton fuqishëm këtë vendim, që ka për tentim vështirësimin e raportimit profesional dhe të plotë nga Kuvendi. Ky vendim gjithashtu nuk i kontribuon transparencës për punën e të zgjedhurve të popullit”, thuhet në reagimin e tyre.

Tutje AGKka ftuar Kryesinë e Kuvendit të marrë masa për të lehtësuar punën e gazetarëve, teksa si shkak për këtë gazetarët janë larguar nga punimet e Kuvendit.

“AGK-ja fton Kryesinë e Kuvendit që të marrë masa për të lehtësuar punën e gazetarëve, pasi që raportimi i tyre nga Kuvendi është në interes të publikut. Si pasojë e këtij vendimi, gazetarët në fund të seancës së sotme janë larguar nga punimet e Kuvendit”, thuhet tutje.