Lajme

AGK-ja angazhon avokat për përfaqësimin e gazetarëve

08/29/2022 10:46
nga:N M

Yll Zekaj është angazhuar si avokat në Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës, me mbështetjen e dhënë të Misionit të OSBE-së në Kosovë.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se për AGK-në, është tejet i rëndësishëm përfaqësimi dhe mbrojtja ligjore për gazetarët, kameramanët dhe fotoreporterët, dhe se kjo do të mundësohet me angazhimin e Zekajt.

“AGK-ja, ju inkurajon që t’i raportoni rastet kur pengoheni gjatë kryerjes së detyrës, ose jeni subjekt i sulmeve dhe kërcënimeve. Shqetësimet apo kërkesat për konsultime mund t’i adresoni në këtë e-mail: [email protected]”, thuhet në njoftim.

Murati thërret konferencë për media, s’dihet arsyeja