Lajme

AGK dhe Kusari dorëzojnë në Kushtetuese komentet për Ligjin e KPM-së

08/20/2024 15:30
nga:Y I

Kryetari i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, Xhemajl Rexha, bashkë me juristen e mediave, Flutura Kusari, dhe me disa anëtarë të AGK-së, kanë dërguar në Gjykatën Kushtetuese komentet për Ligjin e ri të Komisionit të Pavarur për Media.

Materiali me komentet në fjalë që është përgatitur nga AGK-ja është 20 faqësh.

Ligji i ri për KPM-në ka ngjallur reagime dhe pakënaqësi edhe të ambasadorëve të shteteve mike në Kosovë.