Sporti

Agjenti i Simon Kjaer jep lajme të mira për tifozët e Milanit

05/26/2022 16:29
nga:Mergim Rreci

Agjenti i Simon Kjaer, Mikkel Beck tha se mbrojtësi i Milanit duhet të jetë i disponueshëm kur të fillojë sezoni i ardhshëm dhe përshkruan ndjenjën e tij pas triumfit të kuqezinjve në Serie A.

Kjaer ka qenë jashtë fushës me një dëmtim të rëndë në gju që nga janari. Ai iu nënshtrua një operacioni në fillim të vitit, por pritet që së shpejti të rikthehet në aksion, përcjell GazetaBlic Sport.

“Simon ndihet mirë, ai është shumë i lumtur dhe të gjithë janë krenarë për atë që ekipi ka arritur këtë sezon”, tha agjenti i tij për SerieANews.

“Nënshkrimi për Milanin dhe fitimi i titullit është një ëndërr për Simon, Scudetto ishte një moment i madh për të, ai është një nga mbrojtësit më të mirë në botë, jo vetëm në Itali. Ky është një nga momentet më të mira të karrierës së tij.”

Beck vazhdoi: “Ai ka një raport të jashtëzakonshëm me Stefano Pioli, i cili mori më të mirën prej tij.

“Rikuperimi i tij po shkon mirë, ai dëshiron të kthehet në fushë sa më shpejt të jetë e mundur dhe ai do të kthehet si një nga lojtarët më të rëndësishëm të Milanit dhe një nga liderët e tyre. Ai duhet të jetë i disponueshëm që nga fillimi i sezonit të ardhshëm”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport/