Sporti

Agjenti i Lewandowskit: Lojtari im nuk ndihet i respektuar në Bayen, ata donin ta zëvendësonin me Haaland!

05/23/2022 09:49
nga:L J

Pini Zahavi zbuloi se vendimi i Robert Lewandowski për t’u larguar nga Bayern lidhet me lojtarin që e dinte se klubi gjerman dëshironte ta zëvendësonte me Erling Haaland.

Problemi është se çfarë preferoi sulmuesi norvegjez. Ai u largua nga Dortmudi, por zgjodhi Manchester City, përcjell GazetaBlic Sport.

“Për Lewandowskin, Bayern tashmë është histori. Ai ka mundësinë të shkojë në klubin që gjithmonë e ka ëndërruar. Cila është arsyeja e Bayernit për të mohuar këtë mundësi? Drejtuesit e Bayernit thonë se duan ta mbajnë Lewy-n deri në vitin 2023? Po, mund ta mbajnë edhe një vit, por kjo është diçka që nuk e këshilloj. Lewandowski është një njeri inteligjent, ai e dinte se çfarë po ndodhte dhe çfarë po planifikonte Bayern. Ai e dinte që Bayern dëshironte ta zëvendësonte me Haaland. Lewandowski dëshiron të largohet në verë dhe paratë nuk kanë rëndësi. Ai nuk ndihet i respektuar nga menaxhmenti. Bayern humbi Robertin si lojtar dhe gjithashtu si person”, shpjegoi agjenti në një deklaratë për Bild.

/GazetaBlic Sport