Jonathan Barnett, agjenti i Gareth Bale foli për Deportes Cuatro në lidhje me situatën e uellsianit në Real Madrid në vitin e fundit të kontratës së tij.
Bale ka luajtur vetëm katër ndeshje – dhe jo të plota – nga 30 të mundshme në Ligë dhe në Ligën e Kampionëve. Sulmuesi, i cili ka kaluar edhe një herë sezonin mes palestrës dhe infermierisë, nuk llogaritet nga Carlo Ancelotti dhe Barnett ka qenë i zëshëm për këtë, përcjell GazetaBlic Sport.
“Duhet të pyesni Ancelottin pse nuk luan. Nuk është vendimi i Gareth Bale. Nuk mund ta kritikoj Ancelottin, por është vendimi i tij”, ka thënë agjenti.
Real Madrid do ta luajë këtë të mërkurë kundër Chelseat në Champions League në Londër, teksa Jonathan Barnett thotë: “Unë nuk mendoj se Bale do ta luajë lojën”.
Bale është në rrugën e largimit nga Real Madrid dhe pa një ofertë rinovimi në tavolinë,.
“Bale nuk duhet t’i dëshmojë asgjë tifozëve. Ai nuk ka bërë asgjë të keqe. Ai është një djalë i qetë që nuk dëshiron të flasë me shtypin, vetëm të luajë futboll. Pse duhet shpjeguar? ka siguruar agjenti.


