Lajme

Agim Veliu pyet kryetarin e LDK-së – Lumir, si mund të jetë kryetar i Degës personi që nuk është as delegat/anëtar i Kuvendit të Degës?

02/04/2022 13:21
nga:N M

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu, i është drejtuar me një letër të gjatë kreut të kësaj partie, Lumir Abdixhikut, ku ka shprehur pakënaqësitë lidhur me zgjedhjet për kryetar dege në Podujevë.

Sipas tij, në degën e LDK’së në Podujevë, është emëruar një kryetar i paligjshëm, duke aluduar kështu për Ekrem Hysenin.

“Lumiri mund të marrë përgjegjësi sa të dojë, por nuk mund të amnistohet humbja në Podujevë e kandidatit të emëruar nga ai, të veshur me të gjitha kompetencat për të zgjedhur shtabin, listën e kandidatëve për asamblistë, autonomi të plotë në bërjen e fushatës, financimin marramendës të fushatës…

“Ti Lumir dhe Kryesia që drejton do ta mbani përgjegjësinë e plotë para anëtarësisë për pasojat e instalimit të një kryetari të paligjshëm në Degën e LDK-së”, ka shkruar Veliu.

Deputetët edhe bukën e kanë të paguar nga buxheti i shtetit (dok)