Lajme

Agim Veliu aktiv në Komision: I thotë Kica Xhelilit ‘mos na mëso qysh me folë, mos na mbaj ligjërata’

06/22/2021 11:30
nga:M K

Mjaft aktiv ka qenë deputeti Agim Veliu, në Komisionin për Buxhet, ku po diskutohet shkarkimi i bordit të RTK-së.

Pas një fjale të kryetares së Komisionit, Doarsa Kica Xhelili, Veliu ka thënë se ‘nuk duhet t’ua diktojë mënyrën se si flasin anëtarët e Komisionit’.

“Unë jam anëtar i Komisionit dhe nuk i nënshtrohem mendimit tuaj, mund ta keni mendimin tuaj, por s’mund të na mbani ligjërata se sit ë flasim këtu, unë kam mendimin tim, pavarësisht a përputhet me tuajin apo jo, unë kam qëndrimin tim”, ka thënë Veliu.

“Ka pasë këtu përvec diskutimeve politike që janë lëshu edhe në personale dhe une nuk isha lëshu këtu në personale”, ka thënë Veliu.

Xhavit Haliti tregon se kush është kandidati i vetëm zyrtar deri më tani për kryetar të PDK-së