Lajme

Agim Aliu takon mjekët e rinj dhe stomatologët ferizajas: “Brezi i ri i mantelbardhëve, profesionistë të përkushtuar në shërbim të qytetarëve”

10/07/2025 14:01
nga:Genita C

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka zhvilluar një takim me mjekët dhe stomatologët e rinj ferizajas, me të cilët, siç ka thënë ai, ka ndarë një kafe dhe bashkëbisedim të këndshëm.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Aliu ka theksuar rëndësinë e brezit të ri të profesionistëve shëndetësorë, duke i cilësuar ata si “brezi i ri i mantelbardhëve, profesionistë të përkushtuar në shërbim të qytetarëve”.