Lajme

Agim Aliu: Synojmë të krijojmë një koalicion të gjerë në Ferizaj!

11/25/2021 16:55
nga:Y I

Kandidati i PDK-së, Agim Aliu, arriti të fitojë komunën e Ferizajt pa balotazh në raundin e parë të zgjedhjeve, raporton Gazeta Blic.

Megjithëse Aliu dhe Partia Demokratike e Koosvës arritën fitoren, ky subjekt politik nuk mundi të marrë shumicën në Kuvendin komunal.

Nga 41 ulëse sa janë gjithsej në Kuvendin Komunal të kësaj komune, PDK-ja arriti të marrë 17 ulëse ç’ka automatikisht i duhet të bëjë koalicion për të siguruar shumicën e nevojshme.

“Gazeta Blic” ka kontaktuar me kryetarin Agim Aliu për ta pyetur më gjerësisht në lidhje me çështjen e koalicioneve.

Aliua ka konfirmuar se nuk i kanë numrat e nevojshëm dhe se ju duhet partneritet për të siguruar shumicën në Kuvend.

“Pavarsisht faktit se kemi fituar pa balotazh, nuk i kemi të gjithë numrat në Kuvend, dhe na duhet të krijojmë shumicë në Kuvend kështu që duhet me kriju stabilitet qeverisës në mënyrë që vendimet dhe projektet tona të marrin vulen në Kuvend dhe kështu që ne duhet të ndërtojmë një partneritet”

I pyetur se me cilën nga subjektet politike janë në bisedime, Aliu, tha se synojnë një koalicion të gjerë por pa përmendur asnjë nga subjektet politike.

“Jam  në biseda, ende nuk kam përfunduar asgjë nga bisedat që kemi pas, po po synoj  të bëj një koalicion bukur të gjerë. Në Kuvendin e komunës së Ferizajt kemi 41 ulëse, po sunoj të kemi koalicion më të gjerë se 41 ulëse”  deklaroi Agim Aliu për “Gazeta Blic”.

 

 

Me kë do të qeverisë PDK-ja në Mitrovcë?- Bedri Hamza flet për Gazeta Blic!

Gjykata Supreme urdhëroi rivotim të diasporës në Dragash: Bexhet Xheladini i LDK-së flet për Gazeta Blic