Lajme

Gjykata Supreme urdhëroi rivotim të diasporës në Dragash: Bexhet Xheladini i LDK-së flet për Gazeta Blic

11/25/2021 13:12
nga:Gazeta Blic

Pas vendimit të Gjykatës Supreme, e cila ka urdhëruar rivotim të diasporës për komunën e Dragashit, ka folur për Gazeta Blic kandidati i LDK-së, Bexhet Xheladini.

Ai për Gazeta Blic ka theksuar se “ishte një vendim i papritur, por ne do ta respektojmë”.

“Kemi pritur anulimin në tërësi të vendimit të PZAP-së. Sigurisht, Gjykata Supreme nuk ka mundur ta vërtetoj komplet këtë çështje. Jam jashtëzakonisht i bindur, që këto vota të mërgatës nuk kanë qenë të manipuluara”, ka theksuar ai.

Ai ka theksuar se në raundin e parë si LDK i kishin 52 % të votavë me postë, derisa në raundin e dytë i kishiun mbi 54% të të gjitha votave me postë.

Xheladini ka theksuar se pas vendimit të PZAP-së, mbi 200 votues i kanë deponuar deklaratat e tyre me shkrim, ku i kanë dhënë të dhënat e tyre, i kanë fotografuar letërnjoftimet, e kanë dërguar edhe numrin e tyre të telefonit.

“Brenda pesë ore, më shumë se 200 persona I kanë dhënë deklaratat e tyre”, tha ai.

Megjithatë, ai ka shtuat se  këtë vendim e pranojnë dhe se do të punojmë sipas këtij vendimi.

“Sipas këtij vendimi, qytetarët do të votojnë dhe në bazë të vullnetit të tyre edhe do ta zgjedhin kryetarin e ri të Komunës së Dragashit”, tha ai.

Xheladini ka theksuar se në momentin që PZAP i ka anuluar këto vota, kemi pasur reagime të shumta edhe në rrjetet sociale, ku votuesit i kanë publikuar edhe fletëpagesat e tyre për votat e dërguar me postë.

Pas vendimit të Supremes, Shabani: Vendim i papritur, por do ta pranojmë!

Ekskluzive: Vendos Gjykata Supreme, Diaspora do të votojë sërish për Dragashin