Kuvendi Zgjedhor i Federatës së Futbollit të Kosovës po mbahet sot.
Agim Ademi është zyrtarizuar edhe për një mandat në krye të institucionit më të lartë të futbollit kosovar, shkruan GazetaBlic Sport.
Ai mori 42 vota në Kuvendin e ditës së sotme, vota këto që ia mundësojnë qëndrimin në pozitën që e mori para dy viteve.
Mandati i tij është 4 vjeçar dhe do të vlejë deri në vitin 2026.
Agim Ademi ishte kandidati i vetëm në garë për kryetar të FFK-së, pasi Gramoz Vokrri u eliminua për shkak të disa nënshkrimeve të delegatëve të cilat ishin shpallur të pavlefshme nga FFK.
Vokrri kishte dërguar lëndën në Gjykatë, por kjo e fundit nuk ndryshoi asgjë nga vendimi fillestar i marrur nga institucioni më i lartë i futbollit tonë.
Delegat si Abedin Zeka i Trepçës 89, Feti Murseli i Dritës, Malazog Hoxha – i Lidhjes Rajonale Gjilani, Rrahman Haradini nga FC Prishtina, janë emrat të cilët nuk kanë pranuar të hyjnë në këtë Kuvend Zgjedhor pasiqë e konsiderojnë të paligjshëm.

/GazetaBlic Sport/


