Sporti

Agim Ademi do ta kalojë natën në spital

03/22/2023 20:21
nga:Lorik J

Agim Ademi do ta kalojë natën në spital, kjo është gjendja e tij momentale

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi po vazhdon trajtimin e tij në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Drejtori i Qendrës Emergjente, Naser Syla e konfirmoi për Gazetën Express se Ademi është në gjendje stabile dhe jashtë rrezikut për jetë.

Ai është transferuar nga Emergjenca në Kirurgjinë Torakale, ku do të jetë nën mbikëqyrje sonte.

“E ka gjendjen stabile dhe është jashtë rrezikut për jetë. Është dërguar në Kirurgjinë Torakale dhe do të jetë nën vëzhgimin tonë për sonte”, u shpreh Syla.

Kujtojmë se Ademi ka ndalim për 48 orë me vendim të prokurorit.