Lajme

Afro 3 mijë persona të vdekur nga COVID-19 në Kosovë

12/25/2021 08:57
nga:M K

Një 20 vjeçare, shtetase italiane dhe një shtetas i Kosovës i moshës 77 vjeçare ishin dy personat e parë të cilët rezultuan pozitivë me COVID-19, më 13 mars të 2020-ës.

Prej atëherë e deri më sot në vend me COVID-19 u infektuan 161 mijë e 311 qytetarë. Ndërsa shkak i infektimit me këtë virus gjatë kësaj periudhe kanë vdekur 2 mijë e 989 qytetarë.

Për mbrojtje nga COVID-19 ka pati filluar edhe vaksinimi, e që prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.662.553 doza të vaksinës.

779.481 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Kështu bëhet e ditur në të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK).

Edhe në Kosovë ka filluar të jepet doza përforcuese dhe e tretë e vaksinës antiCOVID-19.

Aktualisht në vend janë 331 raste aktive. E ku vetëm në Prishtinë janë 62 raste aktive me koronavirus.