Lajme

Afro 144 milionë të infektuar dhe mbi 121 milionë njerëz të shëruar nga koronavirusi në botë

04/20/2021 23:48
nga:Gazeta Blic

Teksa infektimet me koronavirus po vazhdojnë të rriten anë e mbanë botës, njësoj po rritet edhe numri i pacientëve që po shërohen.

Sipas World Meters që nga fillimi i pandemisë e deri tani janë infektuar 143 milionë e 430 mijë e 97 persona, kanë vdekur 3 milionë e 54 mijë e 525 persona dhe janë shëruar 121 milionë e 710 mijë e 726 pacientë, njofton Klan Kosova

Rajoni më i goditur në botë nga COVID-19 mbeten Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 32 milionë e 516 mijë e 47 të infektuar, 582 mijë e 129 pacientë të vdekur dhe 25 milionë e 94 mijë e 679 të shëruar.

Vendin e dytë e zë India me 15 milionë e 609 mijë e 4 të prekur, 182 mijë e 570 viktima dhe 13 milionë e 269 mijë e 863 persona të shëruar.

Brazili zë vendin e tretë me 14 milionë e 43 mijë e 76 të infektuar, 378 mijë e 3 të vdekur dhe 12 milionë e 460 mijë e 712 të shëruar.

Kujtojmë se virusi korona për herë të parë u përhap në Wuhan të Kinës dhjetorin e vitit 2019, teksa deri tash është përhapur në mbi 188 vende të botës – ku rajonet më të goditura janë Amerika dhe Europa.

LEXO EDHE:

Raka: Dobia nga vaksina antiCOVID, shumëfish më e lartë sesa efekti anësor