Ish-sulmuesi i Interit, Adriano, po i vendos paratë e tij përpara finales së Ligës së Kampionëve, duke vënë bast rreth 2000 euro që skuadra e tij e vjetër do të mundë Manchester Cityn.
Adriano ka aq shumë besim te Nerazzurët e tij të dashur saqë postoi në Instagram një bast me vlerë 10,000 Reais brazilian (rreth 2,000 euro ose 1,640 £) për një fitore të Interit, përcjell GazetaBlic Sport.
Nëse ai fiton, atëherë L’Imperatore do të marrë 75,000 Reais braziliane, pothuajse 12,300 £.
Tani 41 vjeç, Adriano Leite Ribeiro iu bashkua Interit në vitin 2001 dhe shkëlqeu ndërsa ishte i huazuar te Fiorentina dhe Parma përpara se të kthehej në bazë në 2004.
Megjithatë, jeta dhe karriera e tij dolën jashtë kontrollit pasi nuk arriti të përballej me vdekjen e papritur të babait të tij dhe ai përfundimisht u tërhoq në Miami United në 2016.
View this post on Instagram
/GazetaBlic Sport/


