Sporti

Ademi u dërgua në QKUK pas arrestimit, Hodaj flet për gjendjen e tij shëndetësore

03/22/2023 17:07
nga:Lorik J

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi u ndalua sot nga Policia e Kosovës për 48 orët e ardhshme.

Agim Ademi do të qëndrojë në mbajtje për 48 orë, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, për shkak të dyshimit të kryerjes së veprave penale “Keqpërdorimi i besimit” dhe “Shmangie nga tatimi”, përcjell GazetaBlic Sport.

Pas prangosjes, Ademi u dërgua në QKUK pasi gjendja e tij shëndetësore nuk ishte stabile.

Në lidhje me gjendjen e tij foli edhe sekretari i FFK’së, Agim Ademi në një konferencë të jashtëzakonshme për media.

“Nuk kemi informata për gjendjen shendetësore të Agim Ademit, por do të mundohemi të marrim informata sa më të sakta”, tha Hodaj në konferencë.