Francesco Acerbi, qendërmbrojtësi i Interit, ka komentuar fitoren 2-0 ndaj Milanit, në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, duke paralajmëruar se asgjë nuk është vendosur.
“Nuk kemi arritur ende asgjë. Ky është vetëm hapi i parë. Në ndeshjen e dytë do të jenë të rëndësishme të gjitha detajet dhe përqendrimi”, ka thënë ai për Sky, përcjell GazetaBlic Sport.
“Ne nuk ndihemi më afër Stambollit. Sigurisht. Është mendimi im dhe mendoj se flas për të gjithë ekipin. Ne shënuam dy gola sonte, por Milani mund të bëjë të njëjtën gjë në ndeshjen tjetër. Do të ishte gabim të mendosh se jemi tashmë në finale”, shtoi ai.
Pas ndeshjes ka folur edhe sulmuesi i Nerazzurrëve, Lautaro Martinez, i cili ka kthyer vëmendjen te ndeshja e Serisë A kundër Sassuolos.
“Mendoj se Interi hyri mirë. Bëmë atë që duhej të bënim, pastaj kur u përpoqëm të luanim gjetëm hapësira dhe bëmë diferencën. Kishim mundësi për të shënuar golin e tretë. Tani po mendohet për kampionatin dhe më pas për Champions League”, ka thënë ai në një prononcim për Movistar Plus +.
/GazetaBlic Sport/


