Sporti

AC Milan e mbylli sezonin me bilanc pozitiv | 6 milionë euro fitime dhe rekord historik i të ardhurave

09/28/2023 12:03
nga:L J

Milani i rikthehet mbylljes së bilancit pozitivisht: kuqezinjtë shënuan një fitim prej 6 milionë euro pas mbledhjes së Bordit të Drejtorëve.

Bilanci i Milanit po jep fryte sërish pas mbledhjes së Bordit të Drejtorëve të mbajtur dje. Sipas asaj që ka mësuar Calcio e Finanza, takimi është mbyllur me një rezultat neto pozitiv prej 6 milionë eurosh.

Është hera e parë që kuqezinjtë mbyllin bilancin me fitim që nga viti 2006, kur fitimi arriti 2.5 milionë fitime.

Në vlerësimet e bëra edhe nga Calcio e Finanza, të ardhurat në sezonin 2022/23 kaluan 400 milionë euro, duke vendosur kështu një rekord të ri në historinë e Milanit.

/GazetaBlic Sport