Lajme

Abrashi: “Zajednica” është e papranueshme për Kosovën

05/03/2023 23:26
nga:Genita C

Deputeti i VV-së, Artan Abrashi, ka thënë se kryeministri i Kosovës Albin Kurti po kërkojë të “zhbëjë gabimet që janë bërë më herët”

Ai tha se “Zajedinca” është e papranueshme.

“Zajednica është e papranueshme për Ksovën kjo nuk është dicka e re. Krejt përpjekja e kryeministrit Kurti është që të zhbëhet dhe të eliminohen dëmet që janë bërë me pranimin që është bërë më herët”, tha ai në T7.

Ai fajësoi qeveritë e mëhershme për ato që ai i konsideron si gabime të pafalshme.